Pedri dhe Barcelona filluan kontaktet muaj më parë për të zgjatur marrëdhënien kontraktuale të ndërkombëtarit kanarian, e cila përfundon në qershor 2026.

Predispozicioni i dy palëve për të mbetur të lidhur është maksimal, por negociatat po i marrin me qetësi. Për momentin ka hapa përpara, por pa progres të dukshëm. Kjo pauzë është për shkak të situatës ekonomike të klubit katalanas.
“Jam shumë i qetë, jam shumë i lumtur. E di që Barça do ta mbajë atë për të cilën kanë folur. Jam i lumtur që jam në ekipin e ëndrrave të mia,”- komentoi Pedri vetëm dy javë më parë, para ndeshjes së dytë të Champions League kundër PSG.
Trajneri Xavi e konsideron kanarianin një pjesë kyçe në projektin e tij dhe është i bindur se dëmtimet, të cilat e kanë zvogëluar shumë konkurrencën e tij (ai ka humbur 19 ndeshje këtë sezon dhe 64 gjithsej që kur erdhi në Barça në sezonin 2020) nuk do të vazhdojë në të ardhmen.
“Ai është mirë. Ai bën një sprint dhe shpëton ekipin, ky veprim është prova përfundimtare se si është ai,”- pranoi ish-mesfushori, pas ndeshjes kundër Valencias në La Liga.
Nëse Pedri është i aftë, ai do të luajë në njëmbëdhjetëshen, për shkak të cilësisë dhe shkathtësisë së tij. Ish-lojtari i Las Palmas ka bërë 138 paraqitje me fanelën e skuadrës katalanase, në të cilën ka lëvizur mes: mesfushorit, anësorit të majtë, dhe të brendshmit me këmbë të majtë.
Dhe në të gjitha fushat ai ka spikatur. Përveç kësaj, ai ka 18 gola dhe 13 asistime. “Nuk ka talent më të madh në botë se Pedri. Ai bën diferencën”- janë disa nga frazat që trajneri Xavi i ka kushtuar atij.

