Pas Alimit, Shkëndija largon edhe Kamer Qakën

Shkëndija e Tetovës në pritje të teansferimeve të para, për momentin ka hapur vetëm derën e largimeve. Ps Armend Alimit e Rubin Hebajt, Kamer Qaka është futbollisti i rradhës të cilit i tregohet “dera”.


“KF Shkëndija dhe mesfushori Kamer Qaka kanë rënë dakord që të ndajnë rrugët. Qaka nuk do të jetë në të ardhmen pjesë e Shkëndijës, ndërsa bashkëpunimi është ndërprerë me marrëveshje ndërmjet të dyja palëve.
Rikujtojmë që Kamer Qaka skuadrës sonë iu bashkëngjit në muajin janar vitit 2021, dhe me Shkëndijën e fitoi titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut.
KF Shkëndija e falënderon Kamer Qakën për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij
”, thuhet në komunikatën zyrtare të KF Shkëndija.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close