Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketball, do të zhvillojë dy përballjet kryesore të grupit “H” në eliminatoret për Evropianin e vitit 2025, kur do të takohet me Lituaninë në Shkup dhe në Klapeida të Lituaninsë.
Trajneri i Maqedonisë, Aleksandar Jonçevski, shpalosi listen më të gjërë të basketbollistëve për sfidat e muajit nëntor, ku bëjnë pjesë edhe Valmir Kakruki nga KB “Çair 2030” dhe Lejson Zeqiri nga Bashkimi në Kosovë.
Do të jetë interesant që të shihet lista përfundimtare e Maqedonisë për sfidat e radhës, pasi që basketbollistët më të mirë, Nenad Dimitrijeviq dhe Ti Xhej Shorts, në këtë periudhë kanë obligime ndaj klubeve të tyre, Olimpia Milano dhe Paris, të cilët garojnë në Euroligë.