Pas një tjetër sezoni dominues në Ligue 1, PSG ka fituar sonte edhe Kupën e Francës, për të vërtetuar se nuk ka konkurrencë në futbollin francez, shkruan lajmi.net.

Parisienët e Thomas Tuchel shënuan fitore minimale, 1:0, kundër skuadrës së Saint-Etienne.
Kjo ndeshje nuk shkoi më së miri për Kylian Mbappe, i cili u detyrua të largohej nga fusha qysh në minutën e 33’, pas një ndërhyrje të ashpër të Loic Perrin.
Golin e vetëm të takimit e shënoi braziliani Neymar JR, atëherë kur luhej minuta e 14’ e ta kimit.
PSG arriti të administronte mirë rezultatin gjatë gjithë takimit, duke bërë në fund që Kupa e Francës t’iu takojë atyre. /Lajmi.net/

