Chelsea po planifikon të nënshkruaj me të paktën edhe një lojtar tjetër sulmues pasi transferoi Pedro Neto nga Wolves për 54 milionë funte mbrëmë.

Neto, i cili gjithashtu u kërkua nga Manchester City dhe Newcastle United, ka rënë dakord për një kontratë gjashtëvjeçare me opsionin e një viti tjetër dhe do të prezantohet para turmës së Stamford Bridge, sot në miqësoren e tyre kundër Interit, shkruan IndeksOnline.
24-vjeçari ka shkëlqyer për Wolves gjatë pesë viteve të fundit, duke shënuar 14 gola dhe 24 asistime në 135 paraqitje për klubin.
Mirëpo skuadra e Premier Ligës dëshiron që ta forcojë sulmin edhe më shumë, ata janë në kërkim edhe të një sulmuesi gjatë këtij afati kalimtar.

