Njeriu që nuk urrye as nga kundërshtarët po feston ditëlindjen e 40-të në burg

Duke e parë atë duke luajtur e duke qeshur, qenë momentet më të mira për tifozët.

Ai u pëlqye nga tifozët, nga ata që nuk ishin edhe shumë të interesuar për futbollin, u pëlqye edhe nga kundërshtarët. Ai vetëm luante dhe qeshte.

Ronaldinho nuk ka luajtur kurrë futboll, futbolli është vetë ai.

Njeriu i vetëm në histori që fitoi Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës, Copa Libertadores,  Kupën e Amerikës dhe Topin e Artë, po feston sot ditëlindjen e 40-të.

Në vend që këtë ditëlindje jubilare ta festojë me familjarë dhe miq, ai po vazhdon të qëndrojë në burg, në Paraguai.

Ronaldinho ka disa ditë që po qëndron aty, pasi ishte kapur në territorin e Paraguait me një pasaportë të falsifikuar./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close