Një tjetër futbollist i përfaqësueses së Dardanëve, zgjedh të luaj për Shqipërinë!

Kalimi i lojtarëve nga përfaqësuesja e Kosovës tek kombëtarja kuqezi, ka sjellë zemërat të madhe në ambientin futbollistik të Kosovës. Disa javë më parë u veshën me fanellën e kombëtares shqiptare Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, i pari i dëshpëruar që nuk ishte ftuar asnjëherë nga “Dardanët”, e i dyti i dëshpëruar që nuk po ftohej. Të dy zgjodhën ta përfaqësojnë Kombëtaren shqiptare.

Ndërkohë që rasti më i fundit ishte ai i djeshmi i Dion Berishës, i cili ishte pjesë ekipit U-21 të Kosovës, por që e pranoi ftesën e Kombëtares shqiptare të kësaj moshe.

Nëpërmjet rrjeteve të ndryshme sociale tifozët dhe opinionistët kanë shprehur një mërzi të madhe për këtë fenomen. Në njërën prej tyre madje është bërë edhe sondazhky pyetet, mos vallë lojtarët po e konsiderojnë përfaqësuesen e Kosovës si një Plan B?

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close