Një statistikë që dëshmon se Leo Messi është alien! Ai ka më shumë driblime se Cristiano Ronaldo dhe Neymar së bashku

Me kalimin e viteve, Lionel Messi ka dëshmuar se është mjeshtër i driblimit.  “Pleshti” kërcen vazhdimisht mbi kundërshtarët e tij dhe shumë herë… i shtrin në tokë, gjë që ndodhi edhe në ndeshjen e fundit të Argjentinës kundër Perusë, për eliminatoret e Botërorit të ardhshëm.

Statistikat dhe shifrat kanë verifikuar edhe… sytë. Messi është dribluesi më i mirë në planet.  Megjithatë, një statistikë e re vjen për të vërtetuar, se diferenca mes Argjentinës dhe pjesës tjetër është aq e madhe, saqë mund të vërtetojë edhe se 36-vjeçari nuk vjen nga planeti Tokë.

Më konkretisht, që nga dita kur nisën të maten të dhënat dhe shifrat, Messi ka arritur të realizojë 2.358 driblime . I pari në listë, me Ribery, Hazard, Neymar, Zaha dhe Cristiano Ronaldo pas tij.

Cila është më e mrekullueshme? Nëse driblimet e Neymar bëhen një me ato të Ronaldos, nuk arrijnë t’i kalojnë ato të Messit. Braziliani gjatë kësaj kohe ka arritur të realizojë 984 driblime, ndërsa  portugezi 937, që do të thotë se së bashku kanë 1.921! Madje, edhe dy ata që ndjekin pas Messin, Azari dhe Ribery, së bashku, kanë gjithashtu më pak driblime të suksesshme (2.346)!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close