Një rast pozitiv me Covid 19 te Juventusi

Skuadra italiane, Juventus ka konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19. Juventusi ka konfirmuar se futbollisti, Rodrigo Bentancur ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Bentancur është në izolim dhe nuk ka shfaqur simptoma të virusit”, u tha në komunikatën e klubit.

“Klubi është nën kontakt të vazhdueshëm me Autoritetet Sanitare në lidhje me protokollet e nevojshme për lojtarin që të zhvillojë stërvitje ndaras skuadrës”, deklaroi klubi “Bianconeri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close