Një herë miq, gjithmonë miq, portieri i Leeds UTD pret Alioskin

Pas triumfit të Maqedonisë së Veriut ndaj Islandës dhe sigurimit të pjesëmarrjes në Play Off të balotazhit për kualifikim në Botërorin “Qatar 2022”, mbrëmë në arritjen në hotel reprezentuesi Ezgjan Alisoki është pritur nga ish-shoku i skuadrës te Leeds United dhe portieri i përfaqësueses U21 të Francës, Illan Meslier.

Klas edukate dhe shembull si respektohet ish-shoku i skuadrës mbrëmë është manifestuar nga portieri i përfaqësueses U21 të Francës, Illan Meslier. Numri “1” i portës së skuadrës angleze, Leeds United mbrëmë ka pritur në hyrje të hotelit në Shkup arritjen e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, për të uruar dhe përshëndetur ish-shokun e skuadrës, Ezgjan Alioskin. Ekipi përfaqësues i vendit pas fitores së mbrëmshme 3:1 ndaj Islandës siguroi vendin e dytë në grup dhe pjesëmarrjen historike në balotazh për kualifikim në Kampionatin Botëror “Qatar 2022”. Ndërkohë përfaqësuesja e moshave deri 21 vjeç e Francës qëndron në vendin tonë për takimin e të martës me shpresat e Maqedonisë dhe Illan Meslier ka përfituar nga rasti që qëndron në të njejtin hotel dhe i doli në pritje të Alioskit për ta uruar për suksesin e madh. Duke ditur se pas 4 viteve të Leeds United, Alioski këtë verë u largua drejt Arabisë Saudite te skuadra e Al Ahlit, dyshja kanë shfrytëzuar takimin për të qëndruar orë të tëra bashkë e duke folur për gjithçka reth tyre. Jeta personale, situata te Leeds United, miqt e përbashkët, tifozeria, rezultatet, adaptimi i Gjanit me jetën në Arabinë Saudite, futbolli i atjeshëm, ekipet përfaqësuese respektive dhe shumë gjëra të tjera kanë folur mes tyre Alioski e Meslier, të cilët përfunduan takimin e tyre në mesnatë. Gjani i njohur për batutat e tij gjihnjë gjen ‘shpikje’ për të relaksuar situatën, ndërsa duke njoftuar francezin me traditat tona nuk la pa i ofruar edhe një “çaj”.Nuk kanë munguar edhe fotografitë përbashkëta të cilat shpejt janë bërë virale dhe kanë përfunduar në mediat britanike të ndikuara edhe nga një postim i Leeds United që nuk len pa përmendur takimin e portierit të tyre me ish-numrin ’10’-të të kësaj skuadre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close