Nesër në Paris, do të mbahen punimet e Kongresit të UEFA-s, ku do të kenë të reja sa i përket përbërjes së Komitetit Ekzekutiv.

Në takimin e radhës, të programuar ditën e nesërme (të enjten, 8 shkurt) mësohet se Karl-Hajnc Rumenige do të japë dorëheqjen nga posti i anëtarit të Komitetit Ekzekutiv.
Mësohet se zëvendësuesi i tij do të jetë presidenti i Atletiko Madridit, Miguel Ángel Gil.
Me largimin e Karl-Hajnc Rumeniges, Gjermania do të ketë tani vetëm një anëtar me të drejtë vote në komitetin ekzekutiv të UEFA-s. Bëhet fjalë për Hans-Joakim Vacke.

