Nis java e 21-të e Bundesliga-s, Dortmund bind ndaj Freiburg

Borussia Dortmund triumfon me rezultatin 3-0 ndaj Freiburg në takimin hapës të javës së 21-të të Bundesliga.

Vendasit diktuan ritmin e sfidës, ndërsa gjetën golin e parë në minutën e 16’ me Malen që shënoi pas asistit të dhuruar nga Fullkrug.

Në mbyllje të pjesë së parë, në minutën e 45+7’ Dortmund shënoi golin e dytë sërish me dyshen Malen-Fullkrug.

Fraksioni i dytë solli një tjetër goli për vendasit, me Fullkrug që shënoi në minutën e 87’ golin e tretë për skuadrën e tij.

Pas kësaj përballjeje Dortmund renditet në vend të katërt me 40 pikë, teksa Freiburg në vend të shtatë me 28 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close