Nis gjysmësezoni pranveror, Vardari mund Makedonija Gj.P.

Me ndeshjen Vardari-Makedonija Gj.P. ka nisur gjysmësezoni pranveror në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Lideri i renditjes startoi mbarë, duke mundur rivalin e qytetit me shifrat 3:1. Junior me gol në minutën e 37-të siguroi epërsi 1:0 për Vardarin pas pjesës së parë, ndërsa në vazhdim Ibishi (50’) dhe Cvetanovski (59’) çuan shifrat në 3:0. Karvalho në minutën e 67-të shënoi golin e nderit për Makedonija Gj.P., për rezultat final 3:1.

Katër ndeshjet tjera të xhiros së 19-të luhen të dielën:

E shtunë:
Vardari 3️⃣-1️⃣Makedonija GJ.P.
Të dielën👇
A. Pandev 🆚 Shkëndija
Shkupi. 🆚 Boreci
Renova 🆚 Sileksi
Struga TL 🆚 Rabotniçki

Foto: Gol.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close