“Night of the Champions” nuk mbahet në gusht, Halim Abazi e shtyn për 28 Nëntor

Spektakli tradicional i boksit “Night of the Champions”, i cili që nga viti 2016 mbahej në qendër të Tetovës, nuk do të zhvillohet në terminin e paralajmëruar këtë gusht.

Organizatori Halim Abazi konfirmoi përmes një deklarate se, për shkak të ndalesës nga Komuna e Tetovës, me arsyetimin se hapësirat janë të angazhuara nga “Vera Kulturore”, eventi nuk do të zhvendoset në një lokacion tjetër, por shtohet për datën 28 Nëntor 2025, në Ditën e Flamurit.

Në një reagim të drejtpërdrejtë, Abazi akuzoi institucionet lokale për “ndërhyrje dhe pengesa të qëllimshme” ndaj eventit që tradicionalisht promovon sportin, talentin dhe vlerat kombëtare.

Ne nuk e kemi anuluar, e kemi shtyrë. Do të kthehemi më të fortë, më të bashkuar,” përfundon deklarata e Halim Abazit nga Boxklub Shkëndija No Limit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close