Nga refuzimi te shpërthimi: historia e Imran Fetait që sot bën krenarë të gjithë

Debutimi me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut dhe çmimi “Lojtari i Ndeshjes” në miqësoren ndaj Irlandës janë vetëm maja e ajsbergut për mbrojtësin e KF Shkëndija, Imran Fetai.

Pas paraqitjeve të shkëlqyera me Shkëndijën, si në kampionatin vendor ashtu edhe në arenën europiane në UEFA Conference League, Fetai po konfirmon potencialin e tij edhe në nivel ndërkombëtar. Kujtojmë se ai iu bashkua kuqezinjve verën e kaluar nga KF Besa Dobërdoll, duke bërë një hap të madh në karrierë.

Por pas këtij suksesi fshihet një histori e vështirë dhe një emër që e besoi që në fillim, Beqir Sinani.

Në një postim emocional, Sinani kujton rrugëtimin e Fetait, i cili në moshën 17-vjeçare trokiti në shumë dyer në futbollin vendor e rajonal, por u përball me të njëjtën përgjigje: mungesë interesi. Rruga e tij mori drejtim tjetër vetëm pasi gjeti hapësirë te Apolonia Fier, aty ku nisi ngritja e vërtetë.

Sot, i njëjti lojtar cilësohet si një ndër mbrojtësit më të mirë në vend, debuton me përfaqësuesen dhe tërheq vëmendjen e klubeve europiane.

Mesazhi i Sinanit është i drejtpërdrejtë, talentet nuk mungojnë, por shpesh mungon besimi dhe syri për t’i vlerësuar në kohën e duhur.

Historia e Imran Fetait është frymëzim, por njëkohësisht edhe reflektim për realitetin e futbollit tonë.

Postimi i Beqir Sinani:

Screenshot

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close