Neymar nuk do të marrë ftesë nga Ancelotti për ndeshjet e muajit mars

Kombëtarja e Brazilit do të zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit mars, në kuadër të përgatitjeve për Kupa e Botës FIFA.

“Seleção” do të përballet me Kombëtaren e Francës më 26 mars, ndërsa më 1 prill do të luajë ndaj Kombëtares së Kroacisë.

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, është pranë publikimit të listës së futbollistëve për këto dy përballje. Sipas raportimeve të fundit, në mesin e të ftuarve nuk pritet të jetë Neymar.

34-vjeçari ka hasur vazhdimisht probleme me lëndime në muajt e fundit, megjithëse dëshiron të jetë pjesë e Kombëtares së Brazilit si për këto miqësore, ashtu edhe për Kupën e Botës.

Megjithatë, duke mos qenë në formën e tij më të mirë fizike, Ancelotti pritet të mos e ftojë për sfidat ndaj Francës dhe Kroacisë. Sidoqoftë, mundësia që ai të përfshihet në listën përfundimtare për Kupën e Botës mbetet ende e hapur./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close