Konfirmohet, Calhanoglu pranë transferimit te skuadra e madhe evropiane

Hakan Çalhanoğlu mund të jetë drejt fundit të aventurës së tij me Inter Milan.

Mesfushori 32-vjeçar, i cili ka kontratë me zikaltërit deri në vitin 2027, po përflitet për një rikthim të mundshëm në Turqi, vendin e tij të origjinës.

Interesimi për të vazhdon nga Galatasaray, gjë që është konfirmuar edhe nga zëvendëspresidenti i klubit, Abdullah Kavukcu.

Ai zbuloi se klubi turk tentoi ta transferonte lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit, por drejtuesit e Interit refuzuan ta linin të largohej në mes të sezonit.

“Nuk e kemi fshehur asnjëherë dëshirën për ta afruar Hakan Çalhanoğlun. Ai është një figurë e rëndësishme e Kombëtares së Turqisë dhe një mbështetës i Galatasarayt. Nuk mund të them se kur do të realizohet kjo, por besoj se një ditë do ta shohim me fanellën e Galatasarayt”, është shprehur Kavukcu./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close