Nejmar: Na trajtuan padrejtësisht mua dhe Lionel Mesin

Braziliani Nejmar është rikthyer për të folur për kohen e tij tek Paris Sen Zhermeni, duke pranuar se largimi nga kampioni francez u bë me një shije të hidhur.  Braziliani dha mendimin e tij për mënyrën se si përfunduan gjërat tek PSZH-ja, duke i përmendur momentet e mira dhe të këqia nga shtatë vitet e tij në Paris. 

Viti im i parë në Paris ishte fantastik. Unë u prita mjaft mirë nga tifozët, por dy ose tri vitet e fundit nuk kanë qenë të njëjtat nuk ishte e jashtëzakonshme mënyra se si u trajtova, e njëjta vlen edhe për Lionel Mesi,” tha në fillim Nejmar. 

Krahas faktit se fitoi disa tituj të ndryshëm tek PSZH-ja, Nejmar zbuloi tensionet mes bordit të klubit dhe tifozëve.  Ai madje tregoi se si një grup tifozësh ishin mbledhur jashtë shtëpisë së tij, duke i kërkuar që të largohej.  Ai gjithashtu përmendi Lionel Mesin si një person që u përball me të njëjtin trajtim. 

Mendoj se Messi kaloi nëpër të njëjtën gjë. Në rastin tim, ata kaluan kufijtë kur erdhën tek shtëpia ime. Marrëdhënia jonë nuk ishte më e respektueshme ani pse unë gjithmonë i kam respektuar ata. Unë e respektoj PSZH-në dhe gjithmonë do t’i mbështesë ata për të arritur rezultatet më të mira të mundshme, por raporti im me tifozët, fatkeqësisht, është në mesin e momenteve të këqia”, përfundoi braziliani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close