Në Rusi dhe Ukrainë anulohet ndeshja pak orë para fillimit, shkak infektimi me COVID-19

Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 rrezikoi ndeshjet në Rusi dhe Ukrainë. Tre lojtarë të Dinamo Moskës rezultuan pozitiv me koronavirus ndaj dhe takimi me Krasnodarin u anulua.

Lojtarët që rezultuan pozitivë janë Clinton N’Jie, Charles Kabore dhe Sebastian Szymanski.

Ndërkohë një situatë e ngjashme është paraqitur dhe në Ukrainë. Atje u shty ndeshja mes Olimpik Donetsk e Karpaty Lviv, pasi dy lojtarë rezultuan pozitiv.

Është ndeshja e katërt që i shtyhet Karpaty-t për të njëjtin motiv, pasi plot 25 persona, futbollistë dhe pjesëtarë të stafit kanë rezultuar më parë me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close