Në këto kushte ishte zhvilluar Kupa e Kosovës në vitin 1996

‘Dardanët’ janë vetëm dy fitore larg kualifikimit në Kampionatin Evropian, për herë të parë në histori të Kosovës.

Por, para mbërritjes këtu, rruga e futbollit kosovar ka qenë shumë e vështirë.

Këtë më së miri na vërtetojnë disa fotografi të gazetarit Gani Kosumi.

Ai përmes fotografive të tij, na sjellë finalen e Kupës së Kosovës së vitit 1996, e zhvilluar mes Flamurtarit dhe Dukagjinit.

Flamurtari e kishte fituar 2:1 atë finale, por ndeshja ishte zhvilluar në një terren aspak të përshtatshëm, që pasqyron më së miri vuajtjet e gjeneratave që mbajtën gjallë këtë sport./Lajmi.net/

Futboll-Finalja e Kupës së Kosovës,Flamurtari-Dukagjini 2-1. Fitues Flamurtari i Prishtinës 1996

Gepostet von Gani Kosumi am Freitag, 17. April 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close