Dje raportohej se ylli belg i Napolit, Jose Callejon, i është ofruar skuadrës së tij për paraqitje pa pagesë.

Lojtari është shprehur i gatshëm të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni, pa pranuar pagë nga skuadra napolitane.
‘Calciomercato’ raporton se Partenopei kanë dhënë dritën e gjelbër për këtë propozim, transmeton lajmi.net.
33 vjeçari ka luajtur 34 ndeshja këtë edicion me fituesit e Kupës së Italisë.
Lojtari me gjasë do të luajë edhe në ndeshjet e fundit, por pa pranuar pagesë nga skuadra e tij. /Lajmi.net/

