Munishi kërkon falje për postimet e fundit, thotë se nuk do jetë aktiv në rrjete sociale

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka kërkuar falje nga të gjithë që janë ndier të ofenduar nga postimet e tij. Tekniku prishtinas reagoi keq pas humbjes ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:           

Dua të kërkoj falje miqve , opinionit sportdashes dhe të gjithë atyre që jan ndier të ofenduar nga postimet e mija mbrëmë.

Isha në afekt sepse rethanat te ne ndonjëher nxjerrin atë pjesë e keqe dhe arrogante që është mbrenda meje.

Të gjithë ata që më njohin e dinë personalitetin tim dhe më vjen keq nga miqt e mi  dhe nga familjet e tyre për fjalorin që përdora nën afekt.

Morra sygjerime nga shumë miq dhe i falemderoj nga zemra për mbështetjen dhe këshillat për kerkim falje.

Unë nuk do të jem aktiv ne jeten e Rrjeteve  Sociale për një kohë të gjatë, sepse po me dëmtojne arsyen dhe shëndetin , do të merrem me Klubin timë të dashur Fc Ballkanin dhe me familjen time.

Mirë mbetshi urime festat e fundvitit .

Gezuar”, shkroi ai./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close