Një ditë para sfidës mungoi, por do të jetë në stol, aty për ta udhëhequr skuadrën e Shkupit në ndeshjen ndaj Levskit. Trajneri Xhihad Arslan nuk ishte i pranishëm në stërvitjen zyrtare që futbollistët e Shkupit e zhvilluan mbrëmë në Sofje, madje edhe në konferencën për media doli ndihmësi i tij, Fevzi Laiç.


Nga tabori bardhekaltër kanë njoftuar se tekniku, Arslan për shkaqe familjare është detyruar të shkoj në Stamboll, por që sonte do të jetë në stadium për të drejtuar skuadrën.
Ndeshja Levski – Shkupi luhet sonte, duke nisur nga ora 19:00. Kujtojmë se përballja e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve përfundoi në favor të bullgarëve me rezultat 2:0.

