Mundësit e Klubit të Mundjes Shkupi shkëlqejnë në Rumani, kthehen me medalje dhe sukses ekipor! 

Klubi i Mundjes Shkupi ka arritur një sukses të madh në një turne të fortë ndërkombëtar të mbajtur në Rumani, ku morën pjesë ekipe nga Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe vetë përfaqësuesit e Shkupit, të cilët treguan paraqitje fantastike.

Në këtë turne, mundësit shqiptarë siguruan dy medalje të arta, tre të argjendta dhe një medalje bronzi, ndërsa klubi u rendit në vendin e tretë si ekip, duke përfaqësuar denjësisht Maqedoninë e Veriut.

Rezultatet e mundësve të Shkupit:

🥇 Medalje të arta:

Ilhan Murtezi (65 kg, U17) – Një talent i jashtëzakonshëm, vetëm 14 vjeç, që garoi dhe triumfoi në një grupmoshë më të madhe.

Miraxh Mustafa (52 kg) – Një tjetër kampion që konfirmoi vlerën e tij dhe u dëshmua si një nga transferimet më të rëndësishme të këtij viti për klubin.

🥈 Medalje të argjendta:

Anuar Xhemaili (32 kg)

Jusuf Zaimi (28 kg)

Bamir Sejfullau (30 kg)

🥉 Medalje bronzi:

Abdulaziz Azizi – Shfaqi një paraqitje të fortë, por u detyrua të kënaqet me vendin e tretë.

Sukses ekipor dhe falënderime për mbështetësit

Përveç suksesit individual, Klubi i Mundjes Shkupi u rendit në vendin e tretë si ekip, një dëshmi se ky klub është në rrugën e duhur për të arritur majat e mundjes.

KM Shkupi kishte një falënderim i veçantë për sponsorët Homax dhe Momo Rent a Car, të cilët kanë kontribuar në realizimin e këtij suksesi dhe mbështesin vazhdimisht zhvillimin e mundësve të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close