Morata heroi i Juves, ia sjellë fitoren bardhezinjëve ndaj Farencvaroshit

Juventus ka vuajtur, por ka arritur që në fund të mposht 2:1 Ferencvaros, në Ligën e Kampionëve. Skuadra hungareze pa vetën në epërsi pas vetëm 19’ minutash lojë, kur shënoi përmes sulmuesit shqiptar, Myrto Uzuni.

25 vjeçari vendosi të festojë si Ronaldo, para syve të tij.

Nuk vonoi shumë, dhe Juventus arriti barazimin, pikërisht me anë të Ronaldos.

Golin e fitores Juventus e shënoi në minutën e 92’, nëpërmjet spanjollit Alvaro Morata, që doli të jetë edhe heroi i tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close