Pauza e gjatë nuk ka zbehur formën e Milwaukee, të cilët sot kanë mposhtur San Antonion me rezultatin 113:93 ,shkruan lajmi.net.

Bucks dhe Spurs ishin të barabartë në çerekun e parë, kur të dy skuadrat shënuan nga 20 pikë.
Në çerekun e dytë, Spurs mbeten me gjashtë pikë më pak sesa Bucks (27:21), kurse shkëputja edhe më e madhe u bë në çerekun e tretë, kur të udhëhequrit nga Giannis Antetokounmpo, fituan 38:26.
Çereku i fundit i ndeshjes ishte përsëri më i barabartë, por Bucks ruajtën epërsinë e tyre, duke bërë që rezultati final të jetë 113:93. /Lajmi.net/

