Milani me ofertë tjetër për Ardon Jasharin, 32 mln euro plus bonuse

Skuadra e Milanit nuk heqin dorë nga mesfushori shqiptar, Ardon Jashari.

Ekipi italian është duke përgatitur ofertën e dytë për Klub Bruzhin dhe të përmirësuar prej 32 milionë euro plus 3 milionë tjera bonuse. Mesfushori 22-vjeçar ka rënë tashmë dakord me Milanin për kushtet personale të kontratës, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2030, me një pagë vjetore prej 2.4 milionë euro.

Siç u raportua edhe më parë, Jashari është i vendosur të bashkohet me kuqezinjtë, duke refuzuar interesimin e Mançester Junajtedit, por klubi belg e vlerëson lojtarin e tyre rreth 40 milionë euro dhe bisedimet vazhdojnë me drejtorin sportiv të Milanit, Igli Taren që synon ta mbyll marrëveshjen sa më shpejt.

Jashari ka pasur një sezon shumë të mirë, me katër gola dhe gjashtë asistime në 52 ndeshje, duke u bërë një nga emrat më të spikatur në kampionatin belg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close