Milan – Gotze, këto janë lajmet e fundit nga Italia

Futbollisti që i solli Kupën e Botës Gjermanisë në vitin 2014 në finale kundër Argjentinës, Mario Gotze ka mbetur pa skuadër, pas përfundimit të kontratës me Borussia Dortmund.

Ka qenë Milan një prej skuadrave të interesuara për 28 vjeçarin, që gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Bayern Munich.

Por, Calciomercato raporton se tani Milan ka ftohur interesimin për Gotzen.

Kërkesat e tij të larta, duke përfshirë edhe një pagë prej tetë milionë euro, duken të papërballueshme për Milanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close