Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil është pyetur se cili është më i miri, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo. Debati se cili nga dy yjet është më i miri i të gjitha kohërave vazhdon, ngase kanë dominuar në dekadën e fundit.

Ozil që ka luajtur me Ronaldon në Real Madrid i është bashkuar debatit duke thënë se argjentinasi ka dëshmuar se është një ndër më të mirët në histori në Spanjë, kurse portugezi ka qenë më i miri në çdo vend që ka luajtur.
“Messi ka dëshmuar se është një ndër më të mirët në histori për Spanjë, por Ronaldo ishte gjithmonë më i miri në çdo shtet që ka luajtur”, tha ai.
https://twitter.com/MesutOzil1088/status/1348720364466089986?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1348720364466089986%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button
Flitej që ribashkimi Ozil – Ronaldo do ndodhte të Juventusi, por klubi italian e refuzoi gjermanin.

