Më në fund: Në Wuhan ‘futbolli e mposht’ koronavirusin

Wuhan Three Towns është një ekip nga Wuhan që luan në Ligën e Tretë, dhe ata janë skuadra e parë që janë rikthyer në stërvitje në ritëm normal.

“Për një kohë të gjatë ishim në izolim, ishim të frikësuar, nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Ne u kujdesëm për ne dhe familjet tona”, ka deklaruar ndihmës trajneri Yu Chen, përcjell lajmi.net.

“Tani situata ka ndryshuar, është kthyer në normale. Njerëzit po kthehen në punë,dhe lojtarët e futbollit janë në stërvitje”.

Kujtojmë se në Evropë, të gjitha kampionatet janë pezulluar shkaku i koronavirusit./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close