Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Malmos dhe Chelseas

Pjesa e parë e duelit mes Malmos dhe Chelseas është mbyllur baras 0-0, shkruan lajmi.net.

Ekipi anglez ishte më dominues nga fillimi në kërkim që të zhbllokojë ndeshjen.

Njërin ndër rastet më të mira e pati Kai Havertz në min e 29′, megjithatë u tregua i pasaktë para portës.

“The Blues” dominuan në përgjithësi si në raste ashtu edhe në posedim të topit, por pa arritur të gjejnë golin.

Në anën tjetër skuadra e Malmos u përpoq kryesisht të sulmonte përmes kundërsulmeve.

Në takimin tjetër që po luhet në të njëjtin orar Wolfsburgu dhe Salzburgu janë duke luajtur baras pas 45 minutave të para 1-1. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close