Jeton Beqiri: Shkëndija luan më mirë kur ka ndeshje në çdo tre ditë, se sa kur ka pauzë

Shkëndija merr fitore bindëse 4:1 në transfertën me Tikveshin në kuadër të xhiros së 28-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Meliqi (15’), Ibrahimi (36’), Latifi (44’) dhe Tamba (54’) shënuan golat për Shkëndijën, derisa vendasit realizimin e vetëm e kishin me anë të mbrojtësit Besir Ramadani (49’).

Pas ndeshjes, komentin e tij e ka dhënë tekniku i kuqezinjëve, Jeton Beqiri.

Jeton Beqiri: I kënaqur normalisht me rrjedhën e takimit. Sa i përket ndeshjes, po, sa i përket cilësisë së lojës sonë, normalisht që nuk jam shumë i kënaqur, për shkak se mendoj se nuk ishim në maksimumin e mundshëm sa i përket lojës, por e rëndësishme ishte që ishim shumë efikasë. Efikasë në këtë fushë këtu kundër këtij kundërshtari, për shkak se është kundërshtar serioz që në pranverë ka bërë mirë, ka marrë shumë pikë, dhe është një kundërshtar i cili në qoftë se nuk e dënon në kohë, mundet edhe të të hapë punë pastaj me kalimin e kohës. Por për ne në këtë moment është e rëndësishme të fitojmë, të marrim tre pikët. Sa i përket bukurisë së lojës, e lëmë për ndonjë ndeshje tjetër, për shkak se tani ndeshjet e fundit presioni është i madh dhe në çdo ndeshje nevojitet të fitohet. Normalisht më shumë keqardhje kam për mënyrën se si e pranuam golin, mënyrën si u vendosëm them, sepse normale është edhe të pësosh, është gjë normale.”

…pjesa e parë efikase…

Jeton Beqiri: Unë mendoj që kur lufton për titullin kampion duhet të ekzistojë një motivim më i madh. Ne patëm disa probleme para fillimit të ndeshjes me disa futbollistë të cilët shprehën probleme shëndetësore, ku pastaj ishim të detyruar që gjatë përfundimit të pjesës së parë të ndërrojmë për arsye shëndetësore Drilon Islamin. Edhe kishte karton të verdhë, pastaj edhe pjesa e çështjes shëndetësore ndikoi dhe humbëm disi balancën në mesfushë. Por e rëndësishme është që shënuam, e rëndësishme është që në momente të veçanta treguam personalitet dhe besoj që duhet të vazhdojmë në këtë hap edhe në ndeshjet e tjera.”

…3 fitore bindëse pas humbjes nga Pelisteri…

Jeton Beqiri: “Mendoj se ishte një ditë e keqe ajo ndeshje kundër Pelisterit. Kishim edhe disa mungesa shumë të rëndësishme, ishim të pafat dhe u dënuam për gjithçka. Vinim edhe nga pauza e ndeshjeve ndërkombëtare. Unë besoj që Shkëndijës më shumë i bën mirë kur luan ndeshje çdo 3, 4 apo 5 ditë sesa kur kemi pauzë, për shkak se bindshëm jemi më mirë sesa ekipet kundërshtare kur luhet më shpesh. Nga vera jemi mësuar me këtë ritëm ndeshjesh. Unë besoj që ndodh dhe mund të humbet një ndeshje, se edhe ekipet e nivelit shumë të lartë humbin ndeshje, por mënyra se si kemi humbur apo barazuar… nga 12 ndeshje kemi humbur dhe barazuar vetëm në dy, dhe kemi 10 fitore. Mënyra se si kemi humbur dhe si kemi barazuar në sekondat e fundit ishte pak shqetësuese dhe sillte nervozizëm. Por ekipet e mira gjithmonë rikthehen më fuqishëm pas një rezultati negativ. Besoj që ne duhet të respektojmë maksimalisht çdo ndeshje deri në fund të kampionatit. Tani i gjithë fokusi duhet të drejtohet nga ndeshja e ditës së mërkurë në kuadër të Kupës së Maqedonisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close