Zbulohen trajnerët më të paguar në Itali, nuk mungojnë befasitë

Napoli dhe Milan janë dy skuadrat që po kyresojnë momentalisht në Serie A me nga 31 pikë të grumbulluara, transmeton lajmi.net.

Shumë trajner të njohur janë duke bërë garë me kolegët e tyre për të fituar në fund titullin.

Gjigantët italian kanë shpenzuar mjaft shumë për të marrë në krye trajner të klasit botëror.

Sipas mediave italiane, Jose Mourinho dhe Max Allegri janë dy trajnerët më të paguar në Serie A pasi fitojnë rreth shtatë milionë euro në sezon.

I treti rendit timonieri i Interit, Simone Inzaghi me pagë katër milionë euro.

Maurizio Sarri i Lazios dhe Luciano Spalletti i Napolit përfitojnë secili nga tre milionë euro.

Ndërkohë trajneri i Milanit, Stefano Pioli merr vetëm dy milionë euro në sezon. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close