Mbyllet çështja “Horner”, Red Bull e shpall të pafajshëm

Red Bull-i njoftoi se ka mbyllur përfundimisht çështjen kundër drejtorit të ekipit Christian Horner, i akuzuar për ngacmim seksual dhe “sjellje të papërshtatshme” nga një punonjëse.

Hetimi ndaj Christian Horner për ngacmim seksual filloi në shkurt, por procesi përfundoi pa u marrë asnjë masë ndaj titullarit të Red Bull-it. Një ditë pas nisjes së hetimeve, dokumentet iu dërguan më shumë se 100 gazetarëve, duke ngritur pikëpyetje se kush ishte përgjegjësi.

Red Bull e kishte shpallur të pafajshëm Hornerin, por në mars, punonjësja e apeloi vendimin, në një kohë kur ajo ishte pezulluar nga detyrat e saj. Sipas skuderisë austriake, apelimi i bërë ka qenë i “pabazuar” në prova, pra është rrëzuar, duke mbyllur çështjen.

Në fillim të këtij viti, një ankesë e paraqitur kundër Christian Horner u hetua. Ankesa ndoqi procedurën e zakonshme të kompanisë, me emërimin e një avokati të pavarur. Të gjitha fazat e procesit të ankimimit kanë përfunduar, me rezultatin përfundimtar që është bërë publik. Përfundimet e avokatit u pranuan dhe u miratuan nga Red Bull. Procesi i brendshëm ka përfunduar”, shpjegon skuderia në një deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close