Pas hedhjes së shortit mbrëmë në Amsterdam ku Maqedonia mësoi edhe kundërshtarët për ciklin e ri të Ligës së Kombeve, janë përcaktuar edhe datat dhe koha e zhvillimit të ndeshjeve.

Përfaqësuesja e vendit do ta nis me 5 shtator ciklin e ri me ndeshjen ndaj Armenisë në Shkup, ndërsa tre ditë më vonë ndeshjen e dytë do ta luajë në transfertë me Gjeorgjinë. Me 8 dhe 11 tetor do ti luaj dy ndeshjet e radhës me Estoninë dhe Gjeorgjinë, përderisa fazën e grupeve e mbyll me 13 dhe 16 nëntor në takimet me Estoninë dhe Armeninë në transfertë.
Falë triumfit në grup të Ligës D në edicionin e parë të Ligës së Kombeve, Maqedonia tashmë do të garojë në Ligën C. Nëse arrihet vendi i parë edhe në këtë grup të Ligës C, atëherë përfaqësuesen e vendit e pret promovimi në Ligën B.
Liga e Kombeve gjithashtu do të ofrojë mundësinë shtesë për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror për dy përfaqësueset më të mira të ranguara që kanë dalë fituese në grupet e tyre, të cilat nuk kanë arritur kualifikim direkt përmes eliminatoreve./Sportmania.al
Orari i ndeshjeve:
5 shtator, 2020 | 15.00 – Maqedoni – Armeni
8 shtator, 2020 | 18.00 – Gjeorgji – Maqedoni
8 tetor, 2020 | 20:45 – Estoni – Maqedoni
11 tetor, 2020 | 18:00 – Maqedoni – Gjeorgji
13 nëntor, 2020 | 20:45 – Maqedoni – Estoni
16 nëntor, 2020 | 18:00 – Armeni – Maqedoni

