Maqedonia i mbyll me fitore grupet në Ligën e Kombeve 

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll  e ka mbyllur me fitore ciklin e edicionit të Ligës së Kombeve, pasi në ndeshjen e fundit triumfoi përballë Ishujve Faroe me rezultat 1:0. 

Maqedonia ishte dominante në këtë takim, që nga fillimi deri në fund, teksa mysafirët nga Ishujt Faroe luajtën më shumë në fazën e mbrojtjes, duke tentuar të befasojnë përmes kundërsulmeve. 

Golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e drejtuar nga seleksionuesi Bllagoja Milevski e realizoi Bojan Miovski në minutën e 62-të të ndeshjes. 

Për Maqedoninë kjo ishte fitorja e 5-të radhazi pa pranuar gol, teksa në këtë cikël ka vetëm një barazim dhe asnjë humbje. 

Përfaqësuesja e vendit e mbyll në vendin e parë me 16 pikë të grumbulluara, duke lënë pas vetes Armeninë, Ishujt Faroe dhe Letoninë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close