Fredi është larguar nga Manchester United. Mesfushori brazilian do të vazhdojë karrierën te skuadra turke Fenerbahce, të cilët kanë njoftuar marrëveshjen e tyre me “Djajtë e Kuq”.

E vetmja gjë që mbetet sigurisht është kalimi i testeve mjekësore, që do të zhvillohen të shtunën e 12 gushtit dhe sigurisht të kryhen të gjitha procedurat e tjera.
Fred luajti për United për pesë vjet (2018/23) dhe bëri 213 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 14 gola.

