Man. Junajtedi vendosi, 3 lojtarë titullar do të largohen në muajin janar!

Mançester Junajted do të shkarkojë tre lojtarë në afatin kalimtar të janarit, por e ardhmja e Entoni-t mbetet e sigurt. Kasemiro, Kristian Eriksen dhe Viktor Lindelof, janë të disponueshëm për transferim. “Djajtë e Kuq” kanë prioritet një skuadër më të vogël dhe më të qëndrueshme, duke reflektuar vizionin e pronarit sir Xhim Retllif. Drejtori i rekrutimit Kristofer Vivell, i emëruar me kontratë afatshkurtër, ka bërë përshtypje dhe pritet të vazhdojë në detyrën e tij.

Rinovimet e kontratave janë gjithashtu në agjendë, me Kobie Mainoo dhe Amad Diallo në linjë për të nënshkruar kontrata të reja, pas zgjatjes së kontratës me Bruno Fernandeshin. Kjo qasje synon të shpërblejë lojtarët kryesorë, të stimulojë talentet e rinj dhe të ruajë stabilitetin financiar brenda udhëzimeve të Rregullave të Fitimit dhe Qëndrueshmërisë (PSR) dhe Fair Play Financiar (FFP)

Rezultatet e fundit financiare të klubit zbuluan një humbje prej 113.2 milionë funte, pavarësisht të ardhurave rekord prej 661.8 milionë funtesh, duke shënuar vitin e pestë radhazi pa një fitim vjetor.

Megjithatë, strategjia e Ratcliffe fokusohet në qëndrueshmërinë afatgjatë, duke u larguar nga modeli i mëparshëm i nënshkrimit të lojtarëve më të vjetër me paga të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close