Tifozët e revoltuar të Málaga-s kanë dashur të “trollojnë” drejtuesit që nuk kanë bërë ende asnjë transferim dhe kanë “paraqitur” si lojtar të tyre një turist të rastësishëm.

Malaga sezonin e kaluar ra nga La Liga 2 në divizionin e tretë dhe më 26 gusht do të fillojë detyrat e tyre në ligë. Tifozët kanë zhgënjimin që skuadra e tyre nga ku luante në La Liga dhe kishte arritur në grupet e Ligës së Kampionëve tani do të luajë në Primera Federacion dhe mungesa e transfertave i bën gjërat edhe më keq.
Tifozët andaluzianë kanë dashur të “trollojnë” administratën që nuk ka bërë ende asnjë lëvizje dhe i kanë thënë ta bëjnë një… vetë. Disa fansa u mblodhën në aeroport, iu afruan një turisti të rastësishëm, i dhanë një fanellë dhe bënë foto me të. Shprehja e turistit flet vetë.

