Një ditë pritjeje dhe shprese. Në pritje të Lukakut dhe shpresës për Dybalan. Roma, e cila pas dy ditësh po shikon një renditje që sigurisht nuk i pëlqen (barazim ndaj Salernitanës në debutimin e tyre dhe humbje ndaj Veronës në fundjavë) përpiqet të gjejë ngushëllim (dhe forcë) nga merkato dhe infermieria.

Nisim nga situata në lidhje me Romelu Lukakun: marrëveshja e huazimit me Chelsean u arrit për 5 milionë plus bonuse. Bëhet fjalë ende për pagën e tij, por gatishmëria e lojtarit për të zbritur në 7.5 milionë e ka drejtuar diskutimin në binarët e pozitivitetit. Mourinho shpreson që së shpejti të ketë “Big Rom” me vete, me vetëdijen se do të ketë punë për të bërë për gjendjen e tij pas dy muajsh stërvitje larg grupit.
Për këtë arsye, në kuadër të ndeshjes së madhe ndaj Milanit, lajmet që do të vijnë nga infermieria janë po aq të rëndësishme sa ato nga merkato. Sulmi ‘verdhekuq’ rrezikon të humbasë Paulo Dybalan, kushtet e tij duhet të vlerësohen. Në orët në vijim, argjentinasi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore që do të sqarojnë situatën dhe Mourinho do të kuptojë nëse Joya do të jetë në ndeshjen kundër ‘kuqezinjve’, apo të paktën do të tentojë të thirret.

