Lamine Yamal shkëlqen në fillimin e sezonit në La Liga. Xavi Hernandez e futi atë në formacionin fillestar për ndeshjen kundër Cadiz (2-0), duke vendosur një rekord të ri të ligës spanjole.

Po ashtu ai pati një shans për të luajtur që në minutat e para në takimin me Villarrealin (4-3), besim të cilin e shpërbley. Ai asistoi në golin e Gavi-t, dhe përveç kësaj krijoi disa aksione të rrezikshme para portës kundërshtare. Pikërisht pasi ai goditi shtyllën, Robert Lewandowski e shtyu topin në portë.
Siç raportohet nga profili “OptaJose”, Yamal theu një tjetër rekord mbrëmjen e së dielës. Këtë herë ai u bë lojtari më i ri që ka asistuar në një gol në La Liga në shekullin e 21-të. Ai ishte vetëm 16 vjeç e 45 ditë, duke e vënë atë përpara shokut të skuadrës Ansu Fati. Ai kundër Valencias në 2019 ishte 16 vjeç e 318 ditë.
Qëndrimi i tij në fushë i ka bërë shumë përshtypje Lewandowskit. “Ai është i mrekullueshëm, thjesht talent i pastër. Megjithatë, është e rëndësishme të mos ushtroni shumë presion mbi të. Për të, gjëja më e mirë do të ishte ta linin të luante futboll dhe të shijonte sportin. Ai ka ende kohë të rritet”,- tha sulmuesi polak i Barcelonës.
Trajneri Xavi Hernandez foli gjithashtu me të njëjtin ton. “Ai është një lojtar që bën diferencën, ai është i zgjuar. Përveç kësaj, vendimet që ai merr janë pothuajse gjithmonë të drejta dhe të mira”.
Qëndrimi i Yamal bëri përshtypje edhe në mediat në mbarë botën. Këto shkruajnë për spanjolin me superlativa. “Anësori 16-vjeçar u dallua në sfondin e një beteje kaotike me Villarrealin. Edhe pse ai zëvendëson Raphinha-n e pezulluar, ai tashmë ka bërë aq shumë sa që kur të kthehet braziliani, mund t’i shkaktojë dhimbje koke trajnerit. Ai mund të ketë problem në zgjedhjen e një lojtari për 11-shen titullare”- shkruan “thesundaily.my”.
Mediat spanjole flasin me një ton pak më ndryshe. Ato dridhen nga vendimi i anësorit për të luajtur për kombëtaren e të rriturve. Ai mund të zgjedhë ose një vend nga Gadishulli Iberik ose Maroku. Së fundmi në media ka dalë një foto nga një prej restoranteve, ku punonjësit janë fotografuar, si me Yamal ashtu edhe me Walid Regragui, trajnerin e Marokut.
U spekulua se ka pasur një takim gjatë të cilit trajneri ka dashur të bindë spanjolin të luajë për ekipin e tij. Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar.
Tani për tani, Yamal është i fokusuar në rivalitetin e klubit. Barcelona do të luajë në ndeshjen e radhës me Osasunën. Ka mundësi që anësori të luajë që në minutat e para të kësaj përplasjeje.

