Ludogoretsi dobësohet para duelit me Shkëndijën, i largohet një lojtar titullar 

Kampioni i Bullgarisë, Ludogoretsi do të jetë e dobësuar në ndeshjen e kthimit të “play-off”-it në Ligën e Europës me Shkëndijën, e cila do të luhet të enjten në Razgrad.

Reprezentuesi francez, Munir Shujar, i cili ishte pjesë e formacionit titullar në ndeshjen në Shkup, ka arritur marrëveshje me klubin maroken Berkane dhe do të vazhdojë karrierën në këtë klub.

Transferimi pritet të konfirmohet së shpejti dhe, sipas mediave bullgare, Shujar nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Ludogorets në përballjen e së enjtes.

I njejti ka qenë pjesë e kampionëve bullgarë për dy vite, por ka luajtur vetëm shtatë ndeshje për ta. Në sezonin e parë u huazua te Amiens, ndërsa sezonin e kaluar e kaloi te klubi zviceran Zurich.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close