Lojtarët e Juventus nuk respektojnë rregullat e izolimit

Braziliani Douglas Costa është lojtari i fundit i Juventus që ka lënë vendin, para se të përfundojë afati 14 ditësh i obliguar për izolim.

Higuain ishte ai që fluturoi drejt Argjentinës këtë javë, kurse edhe Miralem Pjanic dhe Sami Khedira u larguan.

Së fundmi, edhe Costa ka marrë për shembull shokët e skuadrës dhe ka dalë nga Italia, duke mos respektuar rregullat e caktuara.

Te Juventus, lojtari i parë dhe i vetëm deri më tani i prekur ishte mbrojtësi italian, Daniele Rugani. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close