Liverpooli e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri në Angli, ku po kryeson kampionatin Ligën Premier.
Pas shtatë xhirove të para, The Reds kanë marrë gjashtë fitore dhe kanë një disfatë duke e nisur furishëm sezonin e ri.
Megjithatë një problem në kampin e Liverpoolit është edhe rinovimi i kontratave me yjet kryesorë të skuadrës.
Sipas Paul Joyce i The Times, Liverpool po negocion kontrata të reja me futbollistët e skuadrës së tyre.
Jarell Quansah dhe Ibrahima Konate janë në bisedime paraprake, ndërsa nuk ka asnjë përditësim pozitiv në lidhje me treshen e madhe si Mohamed Salah, Trent Alexander-Arnold dhe Virgil Van Dijk.
Joyce e kupton se Liverpool kontaktoi agjentët e tyre në lidhje me një zgjatje, por nuk mundi të gjente një gjuhë të përbashkët.
Si rezultat, tani ka një ngërç mes dy palëve. Koha po mbaron edhe pse të tre lojtarët nuk do të jenë më pjesë e Liverpool verën e ardhshme.