Liverpooli i pafat, mund ta festojë titullin e parë pas 30 viteve pa tifozë

Klubet janë në bisedime për të luajtur ndeshje pa tifozë nëse virusi vdekjeprurës vazhdon të përhapet.

Nëse kjo bëhet realitet para derbit të Merseyside të Liverpool me Everton të hënën e ardhshme, ata përballen me mundësinë për të festuar në një stadium të zbrazët më ‘Goodison Park’, përcjell lajmi.net.

Humbja 2-0 e Manchester Cityt ndaj United dje do të thotë që ekipit të Jurgen Klopp i duhen vetëm dy fitore të tjera për t’u kurorëzuar me titullin e parë pas 30 viteve.

Reds madje mund të kurorëzohen kampionë pa luajtur fare nëse City humbet ndaj Arsenalit të mërkurën dhe Burnley të shtunën.

Zyrtarët qeveritarë do të takohen sot me drejtuesit e klubeve angleze për të diskutuar hapat e ardhshëm, me ndalimin e tifozëve në rendin e ditës. Nëse City do të humbasë ose nga Gunners ose Burnley, fitorja e L’pool ndaj rivalëve të qytetit do të ishte e mjaftueshme.

Nëse dështon kjo, triumfi ndaj Crystal Palace në shtëpi të shtunën, 21 mars, do të bënte punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close