Mesfushori spanjoll, Ruiz, ka tërhequr vëmendjen e Jurgen Klopp dhe tashmë gëzon pëlqimin e trajnerit gjerman.

Sipas ‘Express’, Klopp ka vënë Fabian Ruiz në krye të listës së dëshirave për merkaton e verës, transmeton lajmi.net.
Liverpool janë gati të paguajnë deri në 74 milionë funte për të siguruar kartonin e yllit spanjoll, të cilin e duan edhe Barcelona e Real Madrid.
23 vjeçarit i është ofruar vazhdimi i kontratës nga Napoli, por ai nuk ka vendosur firmën e tij akoma.
Agjenti i Ruiz ka bërë të ditur se ai dhe klienti janë në pritje të ofertave dhe do ta njoftojnë Napolin për secilën ofertë.
Mbetet të shihet nëse Liverpool do t’ia dalë në garë me dy gjigantet e La Liga. /Lajmi.net/

