Katër skuadra të Premierligës pas Philippe Coutinho

Ylli brazilian i futbollit, Philippe Coutinho, shumë lehtë mund të rikthehet në kampionatin anglez të futbollit.

Anëtari i Barcelonës që aktualisht luan me Bayern Munich, Coutinho, ka tërhequr vëmendjen e katër skuadrave nga P remierliga.

‘Mirror’ shkruan se Chelsea, Manchester United, Arsenal e Tottenham Hotspur janë në garë për shërbimet e brazilianit, transmeton lajm.net.

Coutinho aktualisht është i huazuar te Bayern, por klubi gjerman me gjasë nuk do të shfrytëzojë të drejtën e blerjes së plotë të lojtarit, në fund të sezonit.

E ardhmja e Coutinho me Barcelonën është e paqartë, duke bërë që spekulimet për një rikthim në Premierligë të marrin jetë. Mbetet të shihet se çfarë ndodh me lojtarin në fund të sezonit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close