Liria e Zherovjanit fiton Petrovecin dhe mbyll vitin në top 4

Fitore maksimale për Lirinë e Zherovjanit në duelin e fundit për vitin 2022. Skuadra e volejbollit e udhëhequr nga Hakik Ferati dominki në tërësi takimi prej setit të parë e deri të fundit dhe me fitore maksimale 3:0 përcolli Petrovecin.

Liria nisi mbarë që në start dhe seti i parë paralajmëroi epilogun e këtij dueli me Lirinë që avansoi 1:0 pas rezultatit 25:12. Imazhet e njejta vazhduan edhe në setin e dytë kur Petrovec arriti të fitojë 14 pikë dhe Liria kaloi para 2:0, duke mos lejuar asnjë hapsirë për rivalin. 25:15 ishte rezultati i setit të tretë, me çka ndeshja u mbyll me fitore 3:0 të Lirisë. Me këtë triumf skuadra nga Zherovjani mbyll vitin në katër vendet e para në renditjen tabelare të elitës së volejbollit të Maqedonisë së Veriut. 

K.V. Liria-K.V. Petrovec 3:0 (25:12, 25:14, 25:15)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close