Liga e Parë: Shkupi përballet me Gostivarin, Shkëndjja ndaj Rabotniçkit 

Xhiroja e pestë në elitën e futbollit vendor sjell përballë njëri tjetrit, Shkupin dhe Gostivarin. Këta të fundit do të jenë mysafir të bardhebluve në Çair. 

Skuadra e Gostivarit “shijoi” fitoren e parë këtë mesjavë në elitë dhe në Çair vjen e motivuar përballë një Shkupi që dy xhirot e fundit regjistron vetëm barazime. 

Në kryeqytet gjithashtu do të ketë edhe një ndeshje tjetër, me Shkëndijën që luan me Rabotniçkin. 

Në ndeshjet tjera takohen, Tikveshi – Voska Sport, Bregallnica – Brera dhe Sileksi – Makedonija Gjorçe Petrov. 

Të gjitha këto ndeshje luhen nesër nga ora 17:00, ndërsa Steuga – Vardari është shtyrë për me 1 nëntor. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close