Lideri i renditjes në Ligën e Dytë në futbollin e Maqedonisë, Besa 1976 ka ndalur serinë e fitoreve, pasi barazoi pa gola me Detonit Pllaçkovicën, në duelin e vlefshëm për xhiron e 20-të.

Bashkimi i Kumanovës mundi minimalisht ekipin e Novacit me shifrat 1:0.
Fiton edhe Arsimi i Çegranit pasi triumfoi ndaj Karaormanit me shifrat 3:0. Në ndeshjet tjera Ohri mundi 5:0 Osogovën, Sasha mposhti 3:1 Teteksin, ndërsa Skopje fitoi 1:0 Vardarin e Negotinës.

